Lajmi i fundit/ PD jep vendimin zyrtar, ja kur ministrat teknikë do të tërhiqen nga postet e tyre

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me dorëheqjen e ministrave teknikë të zgjedhur në marrëveshjen Rama-Basha më 18 maj.

Mësohet se vendimi është marrë nga Partia Demokratike dhe dorëheqjet ministrat teknikë do t’i dorëzojnë nesër tek kryeministri Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ende nuk është përcaktuar procedura nëse teknikët do të largohen nga zyrat e nuk do të shkojnë më deri në zëvendësimin e tyre.

Ligji e përcakton se ministri e vazhdon punën e tij derisa zëvendësohet nga një tjetër ministër, por e sigurt është që nesër ata do të japin zyrtarisht dorëheqjen pranë kryeministrit.

 

ME TE LEXUARAT