Lajmi i fundit/ La Liga refuzon pagesën e 222 milionë eurove nga PSG për Neymar, bllokohet shitja e brazilianit?

La Liga ka vepruar në përputhje me atë që presidenti Havier Tebas përcolli dje për “AS”.

Një avokat në emër të Nejmarit dhe klubit të PSG shkoi sot në mëngjes në selinë e La Liga-s për të depozituar shumën e klauzolës së përfundimit të kontratës së brazilianit me Barcelonën por ajo i është refuzuar nga presidenti i La Ligës.

Kliko per me shume info

Juan Krespo, i cili është specializuar në ligjin e sportit, ka qenë i porositur për të depozituar në emër të PSG-së përmes një dokumenti të bankës shumën e 222 milionë eurove, e përfshirë si pikë e ndërprerjes së kontratës së Nejmarit me Barcelonën.

Institucion, i cili siç ishte konfirmuar nga presidenti Havier Tebas, e hodhi poshtë kategorikisht. Kjo ka bërë që avokati dhe përfaqësuesi i grupit francez të largohen duarbosh. Ndërkohë, burime nga Barcelona sigurojnë se për momentin klubi nuk është i vetëdijshëm se PSG-ja e ka bërë pagesën e klauzolës së Nejmar dhe për këtë arsye braziliani mbetet pronë e Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.