Lajm i keq për ata që kanë planifikuar plazh. Bien temperaturat, vranësira në fundjavë

Kliko per me shume info

Kete fundjave kushtet e motit do te perkeqesohen. Sipas Meteoalb, e shtuna dhe e diela, dhe me pas e hena dhe e marta, e javes qe vjen do te sjellin renie temperaturash dhe vranesira, citon lajmifundit.al.

Ja parashikimi i publikuar nga Meteoalb:

Kliko per me shume info

FUNDJAVA: Mbetet me mot kryesisht të kthjellët deri mbrëmjen e së dielës kur pritet ndryshim i situatës sinoptike. Orët e vona të së dielës sjellin një sistem vranësirash, shoqëruar me stuhi ere dhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore dhe ultësirën perëndimore ndërsa më pak e rrezikuar paraqitet juglindja e vendit. Në të njëjtat kushte atmosferike territori mbetet natën e së dielën dhe orët e para të së hënës.

Tabloja termike: Temperaturat mbeten të larta të shtunën por një rënie të lehtë sjell e diela ku maksimumi do shënojë rreth vlerës 37°C ndërkohë që e hëna sjell rënie të theksuar në të dy vlerat ekstremale ditore ku mëngjesi bie minimalisht në 13°C në zonat verilindore ndërsa mesdita, jo mbi 32°C në zonat jugore.

Të martën ruhet thuajse konstante fusha termike ndërsa gjatë periudhës e mërkurë – e premte, do të ketë rritje të lehta dhe graduale deri në 36°C (të premten)./lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here