Lajm i keq për ata që kanë kursime në euro

Aktualitet

Pas një rritje të lehtë në fund të muajit të kaluar, Euro ka vijuar të dobësohet gjatë gjithë javës që lamë pas. Në pikat e këmbimit valutor, 1 Euro u këmbye me rreth 132.5 lekë.

Ky është niveli më i ulët i gati 9 viteve, ndërkohë që Euro shfaqi shenjat e dobësisë rreth një vit e gjysëm më parë. Në mënyrë të vazhdueshme, Euro ishte më e dobët, ndonëse në tregun ndërkombëtar këtë vit ka fituar pikë ndaj Dollarit. Dobësia e Euros pritet të vijojë të paktën edhe këtë muaj, kur fluksi i hyrjeve turistike është në kulmin tij. Por, gjasat janë që Leku të mos ruajë pozicionin e tij të fortë për shumë kohë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlerësimi i lekut pritet të jetë i përkohshëm. Banka e Shqipërisë ka theksuar së fundi se “Efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht. Banka vlerëson se intensiteti aktual i mbiçmimit të kursit të këmbimit, pasojë e përmirësimit te shpejtë te bilancit të shkëmbimeve tregtare e të shërbimeve dhe nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte – do të vijë drejt zbehjes”.

Për shkak se monedha e përbashkët nuk pritet të jetë kaq e lirë në tregun vendas, ekonomistët vlerësojnë se mund të jetë një periudhë e mirë për të blerë Euro. Megjithatë, nuk përjashtohen rastet e vlerësimit apo zhvlerësimit të Euros tërësisht ndryshe nga ecuria në tregun ndërkombëtar. Në vitin 2015, edhe pse Euro arriti të këmbehej me rreth 1.1 dollarë, në tregun vendas nuk ndryshoi duke u këmbyer me gati 140 lekë.

ME TE LEXUARAT