LAJM I FUNDIT/ Dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun, atentat me armë ndaj këshilltarit të Dinamos së Zagrebit

Bota

Një atentat me armë ka tronditur këshilltarin e Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç, i cili ka shpëtuar për mrekulli.

Sipas mediave kroate, ish drejtori ekzekutiv i Dinamos, aktualisht këshilltar pranë këtij klubi, u qëllua me armë zjarri në një pritë që i ishte bërë në Tomislavgradit (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe u dërgua menjëherë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ‘Jutarnji list’ Policia ka nisur një hetim dhe aktualisht është në vëzhgim për atentatorin.

Zëdhënësi i Dinamos tha se ata nuk kishin asnjë koment për ngjarjen.

Dinamo e Zagrebit do të luajë të enjten në Elbasan Arena ndeshjen e kthimit me Skënderbeun, të vlefshme për turin e fundit eleminues të Europa League.

ME TE LEXUARAT