Lady Gaga vjen me dokumentarin e jetës së saj, rrvfen momentet më të vështira

Lady Gaga, këngëtarja me famë botërore së fundmi ka xhiruar një film dokumentar për jetën e saj, i cili do të jepet premierë në Festivalin e Filmit në Toronto më 22 shtator dhe do të jetë në dispozicion edhe na kanalin Netflix.

Dokumentari me titull “Gaga: Five Foot Tëo” do të tregojë të vërtetën e asaj se çfarë do të thotë të jesh një yll i nivelit të Gagas duke i përfshirë edhe pasojat e kësaj në shpirt dhe në trup. Në një postim në Tëitter, këngëtarja ka njoftuar se i ka shikuar disa xhirime të shkurtra nga dokumentari, porse ka vendosur që të mos e shikojë të tërin pasi nuk do të ishte objektive.

Kliko per me shume info

“Ju do ta shihni para meje”, ishte mesazhi i saj.
Sipas disa klipeve që janë postuar në rrjetet sociale, fansat do ta kenë mundësinë të mësojnë më shumë për jetën private të 31-vjeçares, për problemet shëndetësore dhe private të saj që ndodhin e që nuk i sheh syri i publikut.
Në një prej xhirimeve, Gaga është shfaqur duke qarë dhe duke treguar se çdo mbrëmje është vetëm.
“Të gjithë ata njerëz do të shkojnë, apo? Ata shkojnë, unë mbes vet. Pas një dite kur të gjithë më afrohen dhe duan të flasin me mua, përfundoj në një qetësi të plotë”, është rrëfimi i saj.
Njëherësh pjesë e dokumentarit janë edhe pamjet nga incizimi i albumit të fundit “Joanne”, si edhe periudhën pas ndarjes nga Taylor Kinney.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.