Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë&Rajon

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm. Gjatë natës dhe ditës së hënë mund të ketë edhe reshje shiu.

“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm. Vranësirat gjatë natës dhe ditën e hënë ,vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

sipas meterologeve, parashikohet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s.

ME TE LEXUARAT