Tre muajt e bojkotit, sa lekë kurseu Kuvendi duke mospaguar deputetët e PD

Kliko per me shume info

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer nga pagat e deputetëve rreth 14 milionë lekë, për katërmujorin e parë të vitit 2017. Ndërkohë, kësaj shifre kursimi i shtohen dhe rreth 11 milionë lekë kontribut i sigurimeve shoqërore.

Kjo për faktin se kjo periudhë përkon me bojkotin e opozitës në Kuvend, e cila ngriti çadrën e protestës në bulevard me kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në raportin e monitorimit të buxhetit për vitin 2017, Kuvendi thekson se për 4-mujorin e parë ishte parashikuar një fond 116 milionë lekësh për paga, por është realizuar vetëm në shifrën prej 88 për qind.

Kliko per me shume info

Deputetët e Partisë Demokratike në 3 muaj bojkot, jo vetëm kanë humbur pagesat që iu akordohen për veprimtaritë parlamentare, si 2 mijë lekë për çdo pjesëmarrje në komision apo dhe pagesa shtesë të tjera, por nuk janë paguar as për ditët e punës. Sipas raportit, Kuvendi nuk ka kursyer vetëm në pagat e deputetëve, por edhe në shpenzimet e tjera, përfshirë ato administrative. Për vitin 2017, janë planifikuar fonde për paga për një numër prej 405 personash, ku përfshihet stafi politik, përfshirë dhe stafin e zyrave zgjedhore në rrethe.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here