“Ku i ka sytë policia”, i riu nxjerr zbuluar kultivuesit e kanabisit

Kliko per me shume info

Kultivimi i kanabisit në vendin tonë është bërë një problem shqetësues, për të cilin kanë shkruar edhe shtypi i huaj. Disa foto të dërguara në redaksinë tonë tregojnë se përgjatë rrugës që të çon për tek “Gjiri i Akuariumit” peizazhi që të zënë sytë janë fusha të mbjella me kanabis.
Bëra disa foto përgjatë rrugës që të çon tek “Gjiri i Akuariumit”, por kam ngelur i habitur nga ajo që kam parë plehra pa fund dhe kanabis pa fund. Nuk e kuptoj kështu do e zhvillojnë turizmin këta.Nuk e kuptoj ku i ka sytë policia, si nuk e ka dalluar që midis fierit kanë mbjellë edhe kanabis”,- ka shkruar djali për JOQ.

Vendi në të cilën djali ka bërë fotografitë është një zonë mjaft e njohur turistike edhe nga pushuesit e huaj dhe se çfarë imazhi krijojnë tani për vendin dhe policinë tonë, po ju lëmë ta imagjinoni vetë.

Kliko per me shume info

Edhe pse nuk dallohen qartë rrënjët e kanabisit, i riu është i bindur se fusha ku ai kishte kaluar ishte e mbjellë me lëndë narkotike.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here