Kthimi i vizave për shkak të azilit dhe kriminalitetit, reagon Rama: Refuzoj ta pranoj si krim shqiptar

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për “kthimin e vizave” për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të shtuar.

Ky debat është hapur pas një raporti të policisë holandeze që po diskutohet në Parlamentin e Holandës mbi rritjen e kriminalitetit në këtë vend nga shtetasit shqiptarë.

Kliko per me shume info

“Ndamë pikëpamjen se përpjekja për të ulur fluksin e azilkërkuesve po jep rezultate inkurajuese dhe sigurisht që sa më takon mua s’ka shqitpar azilkërkues por në kërkim të një pune dhe një jete më të mirë në një treg pune që për shqiptarët nuk është ku të tjerët e kanë.
Refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve qofshin ata azilkërkues, qofshin ata që kryejnë krime, e jepet si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë.
Kriminelët janë kriminelë kudo dhe pa dallim, ata duhet të përgjigjen para ligjit kudo dhe pa dallim, s’ka flaumur, s’ka kombësi ka thjesht raport me ligjin. E refuzoj cdo përpjekje politike, mediatike në vendet e rajonit për të treguar me gisht një të ashtuquajtur krim shqiptar, apo ballkanik apo nacional.
Kushdo e merr atë rrugë hyn në një rrugë që ka vetëm humbje, të bëjmë cmos të përshpejtojmë procesin e integrimit dhe të kemi më shumë akses në tregun e lirë të punës”, tha Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here