Kryeministri në largim emëron katër ministra të rinj

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, i ka emëruar katër ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës.

“Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa e ka emëruar Ministër të financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të kulturës, rinisë dhe sportit, shefen e deritashme të stafit në kryeministrit, Vlora Dumoshi, Ministër të infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, dhe Ministër të punës dhe mirëqenies sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi”, thuhet në komunikatën për media të zyrës se kryeministrit.

Kliko per me shume info

Vendimin për emërimin e ministrave të rinj, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, e ka bërë pasi ministrat e deritashëm janë zgjedhur deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Ministrat e rinj do të shërbejnë deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.