Kryeministri mbledh me 27 gusht Asamblenë e PS, çfarë pritet të ndodhë?

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama më datë 27 gusht pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë e PS.

Mësohet se në këtë takim, Rama do të prezantojë strukturën e re qeverisëse të tij për mandatin e ri. Pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë ka folur për një kabinet më të vogël, me më pak ministra dhe më efikas, por pa specifikuar asgjë më shumë.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, në të njëjtën linjë me tkurrjen e numrit të ministrive, është punuar gjatë muajit korrik edhe për efikasitetin e shërbimeve të institucioneve, agjencive dhe autoriteteve shtetërore duke i bashkuar apo shkrirë ndonjë prej tyre.
Grupi i punës i drejtuar nga Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu duhet të analizojë organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatisë një dokument rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore.
Ky dokument duhet të përmbajë një analizë të gjendjes ekzistuese, si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektorateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale; me propozime për shkrirjen, bashkimin, apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese.
Edhe ky dokument duhet të jetë gati për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë, në fund të gushtit”, u shpreh Kryeministri Rama në takimin me deputetët dhe kandidatët për deputetë më 3 korrik.
Kreu i qeverisë kërkon edhe një marrëdhënie tjetër me Parlamentin. Grupi i punës që përbëhet nga Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ermonela Felaj, Klodiana Spahiu, Ulsi Manja do të përgatisë një raport në formën e një dokumenti rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të partisë, si dhe të aktivitetit të deputetit, jo vetëm në Parlament, po edhe në zonën e përfaqësimit

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here