Kriza politike, takohen tre liderët politikë të Kosovës

Kliko per me shume info

Një ditë para vazhdimit të seancës konstitutive ku pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, një takim që ka filluar në orët e vonshme të mbrëmjes është duke u zhvilluar në mes përfaqësuesve të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, si dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kështu kanë bërë të ditur për RTK-në burime jozyrtare. Takimi është duke u zhvilluar në rezidencën e Pacollit në lagjen ‘Hajvalia’

Kliko per me shume info

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca konstitutive e thirrur për nesër, ka mundësi të mos mbahet, për shkak që siç tha ai, po synohet për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ndërsa, kryetari i LDK-së Isa Musatafa, nga ana tjetër ka thënë se pas një takimi që ka pasur me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, është i bindur se koalicioni LDK-AAK-Alternativa është i palëkundur dhe i fort, ashtu siç ishte në fillim.

Edhe zyrtarë të AKR-së gjatë ditës janë shprehur të sigurt se nuk ka asnjë marrëveshje PAN-AKR.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here