Krimi në Tiranë, fjalët prekëse të gjyqtares: “Mos m’i lër fëmijët jetimë”

Kliko per me shume info

Ngjarja makabre në Tiranë ishte një histori jo e re për policinë dhe gjykatën Shqiptare.

Sot, 53-vjecari Fadil Kasemi vrau me armë zjarri ish gruan e tij Fildez Hafizi, 39 vjeç me profesion gjyqtare. Por, mësohet se kjo vrasje ishte nisur që në 2015 në Golem teksa ajo ishte në plazh me fëmijët. Viktima kishte marrë urdhër mbrojtje, ndërsa 53-vjecari është arrestuar dhe për dhunë sistematike ndaj saj, por është liruar nga amnistia.

Kliko per me shume info

Sipas dosjes se prokurorisë, ne atë dite, ajo pasi u përlesh me ish burrin ne Golem, dhe pa qe ai nxori armen ta vriste, ndërsa iu lut te mos e bënte dhe të mos i linte fëmijët jetime.
Dosja e vitit 2015
Viktima e sotme, ekzektuar nga ish-burri i saj, Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.
Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten.
Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate.
Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste:
“Po me vret, po me vret” dhe i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e kishte patur Fadili Kasemi.
Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here