Tentoi të korruptonte policin, në pranga 55-vjeçari nga Tirana

Kliko per me shume info

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar nga Tirana pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative.

Arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Kurbin, në aksin rrugor Skuraj-Fushë Milot.

Kliko per me shume info

Personi i arrestuar i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here