Koreja: Kemi gati raketat për sulm mbi SHBA. Trump: Do përgjigjemi me "zjarr dhe furi"

Bota

Rreziku i konfliktit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut vazhdon të intensifikohet pasi Koreja e Veriut tha dje se po "shqyrton me kujdes" planet për një sulm me raketa ndaj Guamit, një territor i Shteteve të Bashkuara në Paqësor.

Kjo erdhi vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara do të përballet me "zjarr dhe furi".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul Brian Padden, qoftë edhe një goditje e kufizuar amerikane kundër Koresë së Veriut do të provokonte sulme vdekjeprurëse që do të mund të përshkallëzoheshin shpejt në një luftë të gjërë bërthamore.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10155524922659536/

ME TE LEXUARAT