Korcë, bie zjarr në hotelin katër katësh, zbulohet shkaku

Një hotel katër katësh është përshirë nga flakët pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ndodhuri në lagjen nr 9 të qytetit, ku në ndërtesën katër katëshe në pronësi të shtetasit M.Nka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje shkuan zjarrfikësja, si edhe shërbimet e Emergjencave Civile. Nga të dhënat paraprake rezulton se dëme në njerëz nuk ka.

Kliko per me shume info

Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit, pasi nga flakët rrezikohet edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur me ndërtesën e mësipërme.
Shkak paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.