Korçë, i riu merr përpara me makinë 67-vjeçarin

Kliko per me shume info

Një aksident automobilistik është shënuar gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur “Ura e Bulgarecit” në qytetin e Korçës.

Sipas policisë 33-vjeçari me iniciale E.Ç, banues në Veliternë ka aksidentuar me veturën e tij të tipit “Ford Fokus”, 67-vjeçarin me iniciale M.K, i cili është dërguar mënjeherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Kliko per me shume info

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.08.2017 jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Bulgarecit”, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku shtetasi E.Ç, rreth 33 vjeç, banues në Veliternë duke drejtuar mjetin “Ford Fokus” me targa BP 377 EG, ka aksidentuar shtetasin M.K, rreth 67 vjeç, banues në Shamoll.

Ky i fundit u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here