Kontrolle blic në Lezhë, kapen dy persona me armë, u përleshën me policët

Kliko per me shume info

Vijojnë kontrollet Blic nga Policia për rritjen e parametrave të sigurisë publike, sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë TT.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare njoftuan se në vijim të punës policore për rritjen e parametrave të sigurisë publike, mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjeve të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtja pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë , janë ushtruar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

– Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)

– Lekë Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)

Konkretisht, me datë 12.08.2017, në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Gjovalin Kola, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Gjithashtu, shtetasi Gjovalin Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollin.

Veprat penale në ngarkim të shtetasit Gjovalin Kola “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 278 /1 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Vepra penale në ngarkim të shtetasit Lekë Kola “Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here