Konfliktohen rëndë një grup te rinjsh, më pas ‘’masakrojnë’’ policin, arrestohen “të fortët” në Mat

Policia e Matit ka vënë në pranga në flagrancë 3 shtetas, të cilët kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Blutë bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit:

Kliko per me shume info

Seldio Ballazhi, 31 vjeç
Vilson Ballazhi, 21 vjeç
Adrian Kurti, 22 vjeç, të gjithë banues në fshatin Gurrë e Madhe-Klos.
Mësohet se arrestimi i shtetasve në fjalë, u bë bë pasi, në qytetin e Klosit shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me disa persona të tjerë, dhe kur kanë ndërhyrë shërbimet e policisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshmëm, shtetasit e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Klos.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.