Konflikt me armë në një lokal nate në Sarandë, plagosen dy persona. Policia jep detajet

Aktualitet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 03:00, Salla Operative e Sarandës njoftohet nga një telefonate se në lagjen “Nr.1”, tek shëtitorja në Sarandë ka të shtëna me armë zjarri.

Blutë njoftojnë se menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka konstatuar shtetasit Antonio Shyti, BesimXhafa, të dëmtuar në këmbë prej përdorimit të armëve të zjarrit të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Tiranës si edhe shtetasin Fisnik Musaj, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘’Nga hetimi paraprak ka rezultuar se shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A.Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D.M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar në komisariat 8 (tetë) shtetas për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar nga vendin e ngjarjes dy automjete.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve A.Q., dhe Renald Canaj, Policia ka konstatuar disa fishkekë armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe disa telefona të markave të ndryshme.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasit A.Q., Renald Canaj, dhe D.M., ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por nga reagimi në kohë i policisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë së DVP Fier, është bërë e mundur, kapja dhe ndalimi i shtetasit Renald Canaj.

Gjithashtu Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të shtetasve A.Q., dhe D.M..’’ sqaron policia.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT