Komentatori i ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu i kërkon falje shqiptarëve: Fjalët e mia janë keqkuptuar

Stjepan Balog, komentatori kroat i televizionit HRT, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh.

Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut. Ky email është bërë publik nga korçarët në faqen zyrtare në Facebook.

Kliko per me shume info

Email-i i Stjepan Balog

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar.
I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.
Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.
Ju falenderoj për mirëkuptimin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here