Kishte planifikuar grabitje në Tiranë, kapet vlonjati i dënuar me 10 vite burg në Itali

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës 3 ditë më parë arrestoi shtetasin Athanas Xhuveli, 23-vjeçari nga Vlora, ndërsa mësohet se ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas informacioneve, prej muajsh, i riu fshihej në kryeqytet ku jetonte në një shtëpi me qira. Gjykata e Aquila-s në Itali e ka dënuar me 10 vite burg për grabitje, por vlonjati ishte arratisur.

Kliko per me shume info

Pasi e ndaluan për verifikim në rrugën “5 maji” teksa lëvizte me një motor pa dokumenta, Xhuveli u arrestua. Më vonë policia shqiptare zbuloi edhe që ishte i kërkuar në Itali.
Fillimisht 23-vjeçari është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti pa leje-drejtimi. Ndërsa më pas është bërë kontrolli i banesës, ku ai jetonte me qira, pranë vendit ku u arrestua. Policia tha se, gjatë kontrollit të banesës, në zonën pranë tregut, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një pistoletë pa leje tip “Beretta”, e kalibrit 9 mm dhe rreth 300 gramë hashash.
Gjithashtu janë gjetur edhe një maskë e zezë, dy palë doreza të zeza dhe një peshore elektrike. Burimet thanë se 23-vjeçari dyshohet se po përgatitej për grabitje

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here