Kina paralajmëron SHBA: Qëndrojmë neutral nëse Korea sulmon e para, por nëse sulmoni ju…

Kliko per me shume info

Kina ka paralajmëruar SHBA-në se do të qëndrojë neutrale nëse Korea e Veriut sulmon e para bazën ushtarake amerikane. Por, nëse SHBA shpall e para luftë, atëherë Kina do të bashkohet me Korenë e Veriut dhe do të synojë të parandalojë çdo sulm. Kështu thuhet në një editorial të “Global Times”, gazetë e drejtuar nga qeveria e Kinës.

Kina po përpiqet të ruajë pak a shumë neutralitetin në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Koresë Veriore janë në pikën më kritike. Frika e një sulmi bërthamor nga të dyja palët ka bërë që Kina të saktësojë qëndrimin e saj.

Kliko per me shume info

“Kina kundërshton luftën në Gadishullin Korean. Ajo nuk inkurajon asnjë palë që të nxisë konflikt ushtarak. Kina dëshiron të bëjë të qartë gjithashtu që nëse Korea e Veriut nis e para raketa që kërcënojnë territorin e SHBA, Kina do të qëndrojë neutrale. Nëse SHBA dhe Korea e Jugut kryejnë sulme dhe përpiqen të përmbysin regjimin e Koresë së Veriut dhe të ndryshojnë modelin politik të Gadishullit Korean, Kina do t’i ndalojë ta bëjnë këtë gjë”, thuhet në artikullin e “Global Times” të kontrolluar nga qeveria.

Për disa vite me radhë, Kina është aleati më i rëndëishëm i Koresë së Veriut dhe partneri tregtar. Më herët Presidenti Trump deklaroi se Korea e Veriut do të përballet me zjarr dhe tërbim. Ndërsa shteti komunist reagoi duke thënë se po harton një plan që të godasë me raketa ishullin Guam, territor i SHBA ku ndodhet një bazë ushtarake, citon klan.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here