Kim Jong tërhiqet: Nuk sulmojmë Guamin, por…

Kliko per me shume info

Kim Jong-un është tërhequr nga kërcënimi për të sulmuar me raketa Guamin, një territor i Shteteve të Bashkuara në Paqësorin Perëndimor.

I vendosur në atë që njihet si Mikronezia, Guami zuri vend në mediat ndërkombëtare pas deklaratave të Penianit se do të “shfarosë Shtetet e Bashkuara duke nisur me Guamin”.

Kliko per me shume info

Por pak ditë pas kësaj deklarate, vetë lideri suprem i vendit komunist është tërhequr. Ai ka përjashtuar mundësinë që Koreja e Veriut të sulmojë e para këtë ishull.

“Ne jemi të përgatitur për të sulmuar Guamin, por para se të ndërmarrim ndonjë veprim, do të shohim se çfarë do të imperialistët amerikanë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga televizioni shtetëror në Penian.

Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i kërkoi Uashingtonit vetëpërmbajtje dhe tha se askush nuk mund të ndërmarrë një sulm ushtarak në Gadishullin e ndarë pa miratimin e Seulit.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Qenka (kerriç) ishulli ka 60 000 banor vindi i tij 40 000 000.Do ti kushtonte teper shtrenje.Njerzit nuk do pranonin te paguanin nje çmim te tille ne jetrat e njerzve qe njohin dhe qe kane lidhje. Jane fjale per te trembur e ipresionuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here