Kërkohej për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet shqiptari në Kakavijë

Kliko per me shume info

Një shtetas shqipta është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave greke në doganën greke të Kakavijës është arrestuar një 48-vjeçar shqiptar që po tentonte të futej në Shqipëri. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Nga sistemi kompjuterik ai rezultoi i kërkuar nga autoritetet italiane për “trafik ndërkombëtar droge”.

Kliko per me shume info

Ndonëse nuk jepen emra dhe detaje të tjera, shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Bari, Itali më 25 shkurt të vitit 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.