EMRI/ 28-vjeçari nga Lushnja kërcënon ish-shoqen e klasës: Lekët ose do t'i bëj...

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar nga Lushnja pasi u mundua ti merrte 2 mijë euro duke i vënë gjobë ish-shoqes së klasës.

Personi i arrestuar është Kleanth Todri ndërsa mësohet se ai takohej shpesh me ish-shoqen e klasës në Lushnjë, 30-vjeçaren D.D, duke i kërkuar disa herë borxh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shumën e kërkuar këtë herë 30- vjeçarja i ka shpjeguar disa herë se nuk e kishte, por Kleanth Todri ka vijuar me mesazhe ta kërcënonte, se nëse nuk I jepte 2 mijë euro, atëherë do ti bënte keq 30-vjecares dhe vajzës së saj të mitur.

E reja ka bërë denoncim në komisariatin numër 2 për gjobëvënie. Policia ka zbuluar në telefonin e 30-vjecares edhe mesazhet kërcënuese.

“Më jep lekët që të kërkova, ndryshe do ta pësosh keq, bashkë me vajzën”, ishte një ndër mesazhet që Kleanth Todri I ka dërguar ish-shoqes së klasës në Lushnje.

28-vjeçari mohoi akuzat, por Policia ka në administrim dëshminë e shoqes së tij, si dhe mesazhet kërcënuese që ai ka dërguar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, e cila pritet të ngrejë akuzën e gjobëvënies.

ME TE LEXUARAT