Kërcënoi me armë gruan, arrestohet ish-deputeti në Elbasan

Kliko per me shume info

Arrestohet nga policia ish-deputeti Hamit Kosta pasi kercenoi gruan me arme pas nje konflikti ne familje ne Elbasan.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Hamit Kosta, 62 vjeç banues në Elbasan.

Kliko per me shume info

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.
Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here