Kërcënohen publikisht Thaçi, Kurti, Ahmeti e Tërnava

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur

Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani, shkruan Zèri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë.

Përderisa në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”.

Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia.

ME TE LEXUARAT