Kërcënimi me raketa, SHBA: Jemi gati për luftë me Korenë

Bota

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis është shprehur se Amerika ende beson në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut përmes diplomacisë.

Pas ditësh të tëra të një retorike të ashpër mes Uashingtonit dhe Penianit, Mattis u shpreh se lufta do të ishte “katastrofike” dhe se diplomacia po sjell rezultate.

Një ditë më parë, Peniani lajmëroi se po finalizonte një plan për të hedhur 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit në Paqësor.

Kjo ishte kundërpërgjigja ndaj deklaratës së mëhershme të presidentit Donald Trump i cili tha se Korea e Veriut duhet të ishte e frikësuar në rast se vepronte kundër SHBA-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një deklaratë nga Kalifornia, Mattis e quajti pjesë të detyrës së tij si sekretar i mbrojtjes që të ishte gati për konflikt. Por ai gjithashtu tha se përpjekja diplomatike, e kryesuar nga sekretari i shtetit Rex Tillerson dhe ambasadorja në OKB Nikki Haley po sjell rezultate.

I pyetur për planet e ushtrisë amerikane në rast të një konflikti të mundshëm, Mattis u shpreh se vendi është gati, por ai nuk i tregon armikut në avancë se si do të veprojë.

ME TE LEXUARAT