Këngëtarja e njohur largohet nga Shqipëria: Do më marrë malli, por…

Kliko per me shume info

Pak javë më parë, Ertila Koka kurorëzoi në martesë lidhjen e saj të gjatë të dashurisë. Fotot dhe videot nga ceremonia e martesës pushtuan mediat e portalet. Miqtë e shumtë e personazhe të njohur të ftuar në dasmën e saj, disa nga momentet më emocionuese i ndanë edhe me miqtë e tyre virtualë.

Por statusi i ri i këngëtares së njohur do të nisë në një vend jashtë Shqipërisë. Larg Tiranës, vendit të saj të lindjes, larg edhe skenave muzikore me publik shqiptar, Ertila ka vendosur të nisë një jetë të re, larg familjes dhe fansave nga Shqipëria.

Kliko per me shume info

Në një status të gjatë në profilin e saj në Instagram, Ertila i falënderon të gjithë miqtë për mbështetjen që i kanë dhënë për këto vite dhe u premton se shumë shpejt, do të vijë me projekte të reja, shkruan class.

“Mirupafshim Tiranë – Mirupafshim vendi im i bukur ku u linda, u rrita, u shkollova dhe u dashurova. Erdhi koha të largohem drejt një të ardhmeje totalisht të re për mua (Itali-Milano). Do më marrë malli, e di pafund. Në veçanti për familjen time dhe 3 motrat e mia Aldorën, Danjën dhe Onën, që nuk jam ndarë një herë të vetme nga ato. Ju dua pafund motrat e mia të bukura, pasuria më e madhe në jetën time.

Faleminderit të gjithë ju miqtë e mi për miqësinë tuaj, ju dua shumë. Të gjithë ju miq dhe bashkudhëtarë në karrierën time që keni dhënë ndihmesën tuaj të madhe. Faleminderit ju fansa nga zemra për gjithë dashurinë tuaj që më keni dhënë ndër vite. Ju premtoj pas një periudhe pak pauze që bëra nga dasma, do të vij me projekte të reja, këtë vit e në vazhdim. Nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Do të shihemi së shpejti. Me shumë dashuri, Ertila Koka.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here