Kapet super-gomonja në Lezhë, para nisjes me drogë për Itali, katër të arrestuar

Kliko per me shume info

Policia njoftoi se po vijon kontrolli i vijës bregdetare për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme.

Gjate asksionit ne fjale eshte arritur te sekuestrohet 1 gomone, 1 automjet si dhe 30 bidona me lëndë djegëse benzinë. Po ashtu policia tha se Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në policine e Lezhës arrestoi 4 persona.

Kliko per me shume info

Sipas policise, me datë 13.08.2017, në vijim të kontrollit të vijës bregdetare për parandalimim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafiqeve të paligjshme, nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në bashkëpunim me Delta Force dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, nga kontrolli i ushtruar, në vendin e quajtur “Skalierat Veriore” në Shëngjin, kanë konstatuar në breg, 1 gomone dhe 1 automjet tip Alfa Romeo, në afërsi të gomones.

Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e gomones, automjetit Alfa Romeo, si dhe 30 bidona të mbushur me lëndë djegëse benzinë ( 2 bidona ishin në gomome, 12 bidona ishin në automjet si dhe 16 bidona ishin në tokë mes gomones dhe mjetit).

Në vijim të veprimeve hetimore, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. I, 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 172 dhe 141/a të Kodit Penal

-N. Sh, 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash” parashikuar nga nenet 141/a , 172 , 297 dhe 183 të Kodit Penal. (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).

– E. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” parashikuar nga nenet 141/a , 172 dhe 297 të Kodit Penal.

– A. B, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Po nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet se mjeti lundrues Gomone është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga shtetasit N. Sh, E. M. dhe E. I.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here