Kapet gruan me të dashurin në shtrat, i qëllon të dy për vdekje

Kliko per me shume info

Një burrë po gjykohet për vrasje të dyfishtë, pasi qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe mashkullim me të cilin e gjeti në shtrat.

Shtetasi Juan Caslos Garcia, 42 vjeç, pranoi para autoriteteve vrasjen e 39 – vjeçares Sandra Castellanos dhe të dashurit të saj 35 – vjeçar, Noe Gomez, në shtëpinë e tyre në Atlantico të Kolumbisë.

Kliko per me shume info

Policia theksoi se Garcia, i cili punonte si truproje dyshonte se gruaja e tradhëtonte gjatë kohës që ai ishte turn nate dhe kishte planifikuar një kurth për ta “kapur mat”.

Tre fëmijët e çiftit po flinin gjumë në shtëpi, kur Garcia dyshohet se qëlloi për vdekje dyshen, rreth orës 21:00 të së premtes.

42 – vjeçari, sipas “The Sun”, dyshohet se e kishte zbuluar tradhtinë e gruas nga fqinjët dhe atë natë bëri sikur u nis për në punë, në mënyrë që t’i kapte ata në shtrat.

Ai u arrestua pak kohë më pas, në atë që policia e konsideroi si “krim të tmerrshëm pasioni”. Pavarësisht se burri u vetëdorëzua dhe pranoi krimin, autoritetet thanë se ai nuk shfaqi asnjëlloj keqardhjeje.

Garcia mësohet se u tha oficerëve: “Ajo nuk ishte besnike dhe më ç’nderoi si mashkull. E vetmja gjë që bëra është që të hiqja qafe gruan që më shkatërroi jetën në këtë botë”, citon klan.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here