Kapet breshka gjigande 400 kg, në lagunën e Patokut
Lajmifundit
/
19 Gusht 2017, 16:44
Soft
Një breshkë e madhe është kapur mëngjesin e sotëm në lagunën e Patokut. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve dhe peshon 400 kg si edhe ka një diametër prej 1.34 metra.
Ky është viti i dytë rradhazi që lloji i breshkës kurriz-lëkurore (Dermochelys coriacea) është kapur në gjirin e Drinit.
Ajo ka ardhur në bregdetin shqiptar nga Oqeani Atlantik.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fillimisht ajo iu është nënshtuar marrjes së të dhënave shkencore dhe më pas është rikthyer sërish në det.