Kapen “mat” duke punuar në parcelën me drogë, arrestohen nga Policia 3 persona

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Laguna” në Kurbin, janë asgjësuar me anë të djegies 100 bimë narkotike kanabis sativa, dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Policia bën me dije se bimët narkotike u konsatuan në vendin e quajtur “Stomi i Stakes” , në kënetën e Patokut në Kurbin.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të veprimeve hetimore, falë një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Lefter Seli , 43 vjeç, banues në Kurbin ( punëtor në parcelë )

– Saba Çeku , 56 vjeç , banues në Patok ( kultivuesi i bimës narkotike)

– Jonuz Piri, 25 vjeç, banues në Shkodër ( financuesi i kultivimit të bimës narkotike)

Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here