Kapen me 322 kg marijuanë, arrestohen 4 shqiptarë në Itali. Ja si e shpërndanin në lokale drogën

Aktualitet

Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë një natë më parë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tyre, u gjetën rreth 322 kg marijuanë.

Sipas tyre, shtetasit e arrestuar i përkasin moshave nga 23 deri në 33 vjeç. Operacioni u kryr në lagjet e Romës, në Casiilna, Boorghesiana e Fontana Cnadida.

Katër shqiptarët e arrestuar thuhet se nuk kanë leje qëndrimi në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë territorin e Romës. Katër të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës nën akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë. Indentiteti i tyre ende nuk dihet.

Thuhet se shqiptarët takoheshin me të rinjtë të tjerë në një lokal në zonën Borghese dhe më pas bënin shpërndarjen.

Policia nisi t’i monitoronte tek lokali, ku dhe është lidhur me një shpërndarës të drogës, i cili i çoi karabinierët tek identifikimi i dy shtëpive ku të dyshuarit jetonin pak kilometra larg lokalit ku qëndronin.

ME TE LEXUARAT