Kanosi me armë bashkëshorten dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 67-vjeçari në Velipojë

Kliko per me shume info

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kërcënuar bashkëshorten me jetë.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur një ditë më parë në Velipojë. Rastin e ka denoncuar një i afërm në sallën e komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Kliko per me shume info

Menjëherë shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në banesë ku kanë marrë kontakt me shtetasen T. M. 62 vjeçe, e cila ka deklaruar se është kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.
Kjo shtetase është e paisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Shefqet Muça 67 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 i Kodit Penal

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here