Asgjesohen 190 bimë kanabis në Kukës, procedohet në gjendje të lirë 61 vjeçari

Kliko per me shume info

Plot 190 bimë narkotike janë asgjesuar në në një shpat mali në fshatin Reptac.

Mësohet se bimët u asgjesuan më anë të djegies, ndërsa u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Reptac, B.S., 61 vjeç për ‘Moskallzim krimi”.

Kliko per me shume info

 

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.08.2017, efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë
kontrollit të ushtruar në fshatin Reptac gjetën të kultivuara 190 bimë narkotike, në një shpat mali.
Bimët u asgjesuan më anë të djegies, ku pesë rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para proceduriale, u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Reptac, shtetasi B.S., 61 vjeç, banues në fshatin Reptac, për veprën penale “Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here