“Ju vras të gjithëve, ju hedh nga kati i tretë!”/Dramat e pafundme të shqiptarëve, gruaja tregon peripecitë gjatë pushimeve në Vlorë

Kliko per me shume info

Në vendin tonë nuk ndalen skandalet, ndërsa cdo ditë që kalon, ato bëhen edhe më të mëdha.

Një nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer për JOQ peripecitë që ka përjetuar këtë verë. Ngjarja sipas saj është regjistruar në Orikum të Vlorës, ndërsa gruaja nga Tirana tregon se pronari i vilës ku ishte strehuar për pushime e kishte kërcënuar me jetë.

Kliko per me shume info

DENONCIMI
Pershendetje JOQ! do doja shume te me ndihmonit ne denoncimin e nje ngjarjeje shume te pakendeshme qe me ka ndodhur gjate pushimeve te ketij viti. Kete vit kisha prenotuar qe perpara dy muajsh(kisha dhene edhe kapar qe ne kohen kur prenotova) me 4000 lek te reja nata vetem fjetjen, ne nje tip vile (hoteli) ne hyrje te Orikumit ne afersi te portit te jahteve. Vila ishte ne pronesi te nje zotërie, shok i vellait tim. I fillova pushimet te dielen e kaluar ne dt 13 dhe do qendroja atje deri ne dt 20 gusht. diten e pare nuk kishte fare uje te ngrohte e kaluam sberem ze, dita e dyte po njesoj uje te ngrohte skishte edhe morem vesh se ngrohjen e ujit zoteria e siguronte me panel diellor edhe keshtu komshinjte e dhomave ngjitur ktheheshin me shpejt nga plazhi edhe harxhonin ujin e ngrohte, nderkohe qe une qe doja te kthehesha ne oren 7 nga plazhi nuk kishte shanse te gjeja uje te ngrohte. edhe i them gruas se tij diten e dyte mire qe per vete spo lahemi dot po te pakten te me laj ca rroba ne lavatricen tende se kisha qene edhe ne nje dasem para se te shkoja atje edhe me ishin bere te gjitha rrobat pa lare skisha me fare ctju vishja dy femijeve te vegjel. Nejse serisht nuk u be gje diten e trete e njejta situate e mora ne tel pak e rrevoltuar i thash te me zgjidhte ceshtjen uje i ngrohte sme vinte, rroba sme lejonte te laja nje lavatrice ne te sajen edhe kishte edhe dengla me tha po ste pelqeu ik keto jane kushtet e mia ne prepotencen me te madhe te mundshme.ti spo me jep mua 70 euro tha qe dashke edhe lavatrice ne dhome. i thash je ne vete se cpo thua?? pse 40 mije lek ty letra te duken?? epo mi kishe thene keto dy muaj para kur te prenotova jo mi thua tani keto kushte kam. hajt kaloi dhe ajo nate edhe te nesermen ne mengjes shkova i dhash gjithe leket me mendjen se do ishte pak me i sjellshem mos e kishte nga mosdhenia e lekeve ate lloj arrogance edhe me mer ne tel ne pasdite e shoqia e tij me thote qe e rregulluam ceshtjen e ujit i berem lidhje me energji elektrike. ok mendova se mbaruan trazimet e gjakut nga zoteria ne fjale….
Diten e peste ne oren 12 e 30 me vjen mami im me nipin 9 vjecar, ishim duke ngrene dreken brenda ne dhome kur bie dera me nje furi te madhe edhe me thote ky tipi qe nxirri urgjentisht ata qe ke brenda se i ke futur pa me pyetur mua me nje ze qe vetem njeri nuk mund te quhej. qetsohu o Hyrjet i them, te kerkoj te falur qe ste kam lajmeruar po me ka ardhur mami im per 1 nate njekoheshit edhe mamaja e shokut tend me te qeshur une, ky me te kercenuar nxirri urgjentisht kaq po te them une. me pas mora ne tel tim vella ti thoshte dy fjale mirepo vazhdoi perseri me super arrogance edhe ja mbylli tel edhe atij duke ja lene fjalen ne mes.i shkoj poshte te shpia e vet une edhe me ton shume te ulet duke i kerkuar te falur qe nuk i dija rregullat edhe po i thoja te rrije vetem sot se mami eshte sh larg smund te ikte dot ashtu une makine skisha ta coja, vllai im ishte me vushime per vete jashte vlore, por perseri me te nuk flitej….
Ti me tha mua qe me bere te paguaj edhe elektricist per te lidhur dushet ste toleroj asnjecik urgjet le te iki tani edhe nena ime te ishte jo qe eshte e jotja. u terrorrizova komplet nga cdegjova nesje flas me cunin e dajos qe te gjenim nje zgjidhje ikni ne plazh te gjith me thote ai qe te mos jeni aty rrotull edhe ne darke vij e marr une hallen te fleje te neve. ok keshtu vendosem. ne darke kthehemi nga plazhi edhe do shkonim lart qe mami te behej gati e do vinte ta merrte kushuriri im, nderkohe edhe une kisha vendosur qe te nesermen ne mengjes do largohesha nga ai vend edhe pse kisha paguar nje nate me teper sepse situata ishte bere shume e peshtire. kur ky na kishte zene prite te hyrja e pallatitit i kthuer ne nje skizofren te vertete qe vetem bertiste dhe se linte mamane time as te shkonte te nderronte rrobat e banjos siper te pakten qe te ikte e veshur si njeri, une qe fillova te ngreja zerin nga ana tjeter se njerez jemi prej gjaku te tere edhe po i thoja ore ca dreqin ke ca te bera une apo ca te beri ime eme, te hengri ndonje cope tulle??? kur ky u nxeh akoma me teper i doli perpara burrit tim po frynte shpatullat edhe i turfulluar i thonte ju vras tani te gjithve ju hedh nga kati i trete se kam problem te bej burg e ta nis jeten nga fillimi. femijet mua tmerruan fare nga zhurma nisen te qanin, shyqyr zotit qe burrin e kam natyre shume te qete e terhoqa pas i thash do ikim te gjith tani direkt mos bej me ze me kafshen se kafsha sqenka njeri edhe u terhoq se mendoni te kisha patur ndonje burre gjaknxehte vlonjat aty do ishte bere kasapane ate nate. edhe ai idjot qe e ka bere perendia me fat qe kishte ate cop vend vetem kete te mendoje qe ishte me fat qe perendia e perballi me ne qe sjemi pro dhunes se te kishte qene dikush tjeter sot kushedi ku do ishim te gjithe ne.nuk na u dha qe ne ate moment te lajmeronim policine se kishim edhe kalamajte e vegjel qe qanin edhe u munduam si e si te gjenim vend tjeter ku te fusnim koken per ate nate e madje as leke per netet e paguar nuk morem pas…
Ndoshta ju lodha me kete historine time te pushimeve qe me dolen nga hundet kete vit por do doja nga ju te me ndihmonit duke shperndare ndoshta nje pjese te historise time ne menyre qe te mos e vuaj dikush tjeter fatin tim duke shkuar te i njejti skisofren qe fati me perballi mua kete vit. apo qe leket e mbledhura me aq mund gjate vitit tja japin nje kafshe qe ska ndergjegje edhe njerzellek as per fjalen NENE! Do doja shume qe ai te vuaje pasojat e sjelljes se tij. Sarrita ti coja policine qe ate nat por te pakten te marri nje denim te tille. Sot mendova ti beja denoncim ne polici ketu ose ti hapja nje padi per demshperblim mirepo spranohej ketu ne Tr duhej bere ne Vlore. Edhe si kam shume kushtet ekonomike per ta ndjekur ceshtjen nga andej. Nderkohe sa per informacion as kupon tatimor as qe behej fjale. Cdo gje ne te zeze. Vellai im e kishte shok por qe as e parashikonte dot se cfar sherbimesh ofronte, sma beri nga qefi im vella dmth, shok ne kuptimin qe njifeshin paksa,- ka rrëfyer ajo për JOQ.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here