Ja kush ishte Dilaver Bojku, bosi që u vra sot në Strugë

Kliko per me shume info

Dilaver Bojku, i njohur me nofkën Leku, personi që u vra pasditen e sotme në Strugë, është i lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Bëhet i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane, si dhe për publikun më të gjerë, për aktivitet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për tregtinë me femra.

Si i ri, pas një qëndrimi në Zvicër, ku punon në ndërtimtari, në vitet e vonshme 80-ta kthehet në Maqedoni. Këtu ka hapur klube nate, ku janë ofruar edhe shërbime joligjore pothuajse në të gjitha qytetet më të mëdha, si në Shkup, Ohër, Strugë, Gostivar, Manastir, si dhe në disa fshatra.

Kliko per me shume info

Sipas medias ballkanike, por edhe atyre botërore, ka qenë një nga personazhet më të njohura ballkanikë në fushën e krimit të organizuar dhe transnacional, i specializuar për tregtinë me të ashtuquajturat “skllave të bardha” dhe kontrabandimin e emigrantëve, sidomos në vitet 90-të dhe në fillim të viteve 2000. Ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia… dhe duke kontrabanduar në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë, afganë…

Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega në Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet fletarrest ndërkombëtar.

Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, me ç’rast në klubet e tij zbulohen dhjetra vajza që kanë qëndruar ilegalisht në vend. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë që i është shqiptuar. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.

Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu me siguri të ulët, i ik policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmojë në zënien e Bojkut.

Për arratisjen e tij nga burgu, së shkruan Expressi, kanë shkruar edhe mediat botërore, si The New York Times, Guardian etj.

Rreth dy javë pasi ik nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të braktiset, fillimisht për Itali, e më pas për Brazil.

Sidoqoftë, Bojku kthehet në Maqedoni ku e vuan dënimin, ndërsa pas daljes nga burgu humb edhe nga fokusi i publikut dhe mediave dhe për të dihet se i është rrekur biznesit me hotelieri dhe turizëm.

Bojku, alias Leku, u vra sot me armë zjarri në në plazhin e Strugës që ishte në pronësi të tij. Sulmi ndodhi në rreth orës 16:45 në kafiterinë “Aqua Bluesky” që ishte gjithashtu pronë e Bojkut. Sipas raporteve të medias, një person i panjohur deri në këto momente, i është afruar Bojkut përderisa ai ka qenë në plazhin e tij Akua Blu, në bregun e liqenit rreth orës 16:45, dhe ka shkrepur disa plumba në drejtim të tij. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë.

Nga policia deri më tani nuk japin detaje, ndërsa në proces është formimi i ekipit hetues policor që do të punojë në zbulimin e rastit./Gazeta Express

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here