Ja kush është personi që u mor peng për 4 mijë euro në Velipojë

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Velipojë ku një person është marrë peng për një borxh të pashlyer prej 4 000 euro.

Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gjikolaj, raporton Shkodra News, ndërsa mëson se Pjetër Narka është personi i marrë peng.

Kliko per me shume info

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.

Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here