Ja kush është i plagosuri nga Bulqiza te Komuna e Parisit

Aktualitet

Një person është plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri te kryqëzimi i Komunës së Parisit mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30. I plagosuri është 24-vjeçari Lenci V. Hoxha nga Bulqiza, ndërsa është dërguar në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para mësohet se 24-vjeçari ka marrë tre plumba në shpatull nga shkëmbimi i zjarrit. Në momentin që janë qëlluar me armë zjarri, Hoxha ka qenë në makinë së bashku me një tjetër person, i cili nuk është plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas shkëmbimit të zjarrit Hoxha me shokun e tij kanë dalë nga makina dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

ME TE LEXUARAT