Ja detajet e vrasjes së Bojkut në Strugë, autori qëlloi edhe ndaj djalit të tij...

Aktualitet

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot dolën me më tepër detaje rreth vrasjes së djeshme të 55 vjeçarit Dilaver Bojku në Strugë.

55 vjeçari Bojku nga Veleshta, është vrarë dje derisa kishte qenë ulur në restorantin "Aqua Blue" në Strugë, njoftojnë nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Person i panjohur rreth orës 16:45 ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka goditur viktimën në pjesën e parme të kokës, më pas ka filluar të ikë. Menjëherë më pas djali i D.B me një person tjetër janë përpjekur ta zënë atentatorin, mirëpo ky i fundit ka filluar të gjuaj edhe kah atadhe ka ikur", informojnë nga MPB.

I plagosuri është transferuar në spitalin e Strugës, ku më pas ka ndëruar jetë. Ekipe policore kanë kryer inspektim në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar në obduksion. Nga vendngjarja janë mbledhur shenja të cilat janë dorëzuar për ekspertizë, dhe në mënyrë intenzive po ndërmeren masa për gjetjen e vrasësit, informojnë nga MPB./Zhurnal

ME TE LEXUARAT