Iu bashkuan ISIS-it në luftë, por xhihadistët nga Ballkani arratisen dhe nxjerrin sekretet

Kliko per me shume info

Ju bashkuan radhëve të Shtetit Islamik në Siri e Irak, me shpresën që kalifati do të ofronte një mjedis ideal fetar, por tani rikthehen në shtëpitë e tyre të zhgënjyer për ato që gjetën atje.

Sipas “Balkan Insight”, rreth 250 xhihadistë nga Ballkani janë rikthyer në vendet e tyre pas qëndrimit në zonat e luftës. Media përmend rastin e Hilmiut, një boshnjak etnik që rrëfen për brutalitetin, varfërinë dhe represionin në territoret e qeverisura nga ISIS.

Kliko per me shume info

“Nuk kishim asgjë, as elektricitet, as libra e as internet”, tregon ai, duke shtuar se jetonte me vetëm 50 dollarë në muaj. Ai tregon se kishte pritur me padurim të shihte nga afër jetën nën ligjet e sheriatit, por me të mbërritur atje u përball me një realitet të kobshëm.

Por ndryshe nga Hilmiu, që në Siri deshte të praktikonte besimin e tij, shumë luftëtarë nga Ballkani shkuan atje për parà. Me eksperiencën e fituar gjatë luftrave të viteve ’90, ata treguan se ishin asete me vlerë për forcat islamike në Lindjen e Mesme.

I tillë është rasti i Fisnikut, një luftëtar nga Maqedonia, i cili përmes lidhjeve ekstremiste të krijuara në vendet ku kishte jetuar, si Serbi, Mal i Zi, Turqi e Gjermani, u josh nga oferta prej 2.000 dollarësh në muaj për t’iu bashkuar fillimisht grupit ekstremist “Al Nusra”, e më pas ISIS-it.

Edhe pse kishte marrë pjesë në luftërat e zhvilluara në vendet e ish-Jugosllavisë, brutaliteti që kishte parë në Siri ishte shumë më ekstrem. Fisniku vendosi të largohej kur udhëheqësit e tij kishin kërkuar të vriste civilë, gjë që nuk ishte i gatshëm ta bënte.

Për të siguruar lirinë thotë se e kishin detyruar të vriste 5 spiunë, siç i quante ISIS, mes tyre edhe dy gra. Edhe pse shumë prej tyre nuk e pranojnë që shkuan për të luftuar, shtetet e Ballkanit i trajtojnë ata të gjithë si terroristë, pasi një sërë ligjesh u miratuan në vitin 2015 dhe kriminalizuan çdo lloj përfshirjeje në konflikte të huaja.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here