Italiania e tmerruar nga ish-i dashuri shqiptar: Hajde poshtë po ta mbajti…

Një 23-vjeçare italiane është ndjerë e frikësuar deri në palcë nga një shqiptar 25-vjeçar që jeton në shtetin fqinj.
E reja, ishte ndarë nga shqiptari prej më shumë se një muaji, por ky i fundit e përndiqte, duke e fyer dhe duke e kërcënuar.

E ndjerë nën presionin e tij, vajza italiane i ka kërkuar një mikut të saj, që ta strehonte për disa ditë në shtëpinë e tij në Cuggiono, një fshat në brigjet e Ticino.

Kliko per me shume info

Por shqiptari e ka ndjekur dhe mbrëmjen e djeshme e ka pritur të ish-in e tij branë banesës në fshat.

Mediat italiane shkruajnë se djali e priste poshtë dritares dhe aty nisi të bërtasë: “Hajde poshtë nëse guxon”, duke e fyer dhe kërcënuar.

Vajza e tmerruar ka njoftuar forcat karabinierë, të cilët arrestuan në flagrancë 25-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here