Itali, kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar

Kliko per me shume info

Policia e antiterrorizmit italian ka intesifikuar kontrollin në territor me rezultat arrestimin e disa personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre është arestuar dhe shqiptari Bledar Ucaj 24 vjec i akuzuar si anëtar i një bande grabitësish që kishte kryer mbi 70 grabitje në provincën e Barit.

Kliko per me shume info

Shtetasi Bledar Ucaj ka rënë në rrjetin e kontrollit të antiterrorizmit italain pas intesifikimit të bashkëpunimit me Policinë kufitare të Portit të Barit.

Shqiptari Bledar Ucaj u identifikua e u arrestua në një traget të linjës që udhëtonte nga Bari drejt Shqipërisë.
24 vjeçari Ucaj mundi t’i shpëtojë operacionit të Policisë italiane i ekzekutuar më 11 gusht i cili çoi në arrestimin e 9 personave si anëtarë të një bande kriminele që kryente grabitje të dhunshme në Bari e në rrethinat e tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here