Itali, katër të vrarë në një atentat mafioz. Mes viktimave 2 të pafajshëm

Kliko per me shume info

Një atentat i tipit mafioz, që u ka marrë jetën 4 personave, ka tronditur të mërkurën Italinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Foxhias, në rajonin e Garganos, me autoritetet që dyshojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje mes dy familjesh mafioze.

Atentati ka ndodhur në një rrugë provinciale në lokalitetin San Marko in Lamis, ku një automjet me dy persona në bord, pasi ka arritur një tjetër mjet ku udhëtonin dy persona të tjerë ka hapur zjarr me kallshnikov duke i ekzekutuar ata.

Kliko per me shume info

Sipas mediave italiane, që citojnë burime të afërta me hetuesit, në makinën që ra pre e atentatit po udhëtonin Mario Luciano Romito, kryetar i klanit me të njëjtin emër dhe kunati i tij, që shërbente si shofer.

Ndërkohë, autorët e krimit, të cilët nuk janë identifikuar ende, hetuesit dyshojnë se i përkasin familjes rivale Li Bergolis, që dyshohet të jetë hakmarrë për një hesap të vjetër.

Por pasi kanë vrarë dy shënjestrat e tyre, autorët e krimit janë vënë në ndjekje të dy personave që udhëtonin me një kamionçinë, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por kishin qëlluar në momentin e gabuar në vendin e gabuar.

Për të mos lënë dëshmitarë, agresorët i kanë ndjekur dhe kanë hapur zjarr edhe ndaj kamionçinës, duke vrarë një nga personat që ndodhej në bord.

Tjetri, në përpjekje për të shpëtuar ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap, por është arritur nga autorët e krimit dhe është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Zanafilla e luftës mes dy familjeve, dikur aleate, daton sipas mediave italiane në vitin 2009, kur bosi Mario Luciano Romito, i ekzekutuar sot, u kaloi autoriteteve informacione mbi familjen Li Bergolis, duke bërë që eksponentët kryesorë të saj të dënoheshin në një proces të madh gjyqësor kundër mafias lokale.

Që prej atëherë, Romito i kishte shpërtuar një seri atentatesh, por sot duket se i ka mbaruar fati./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here