Itali, identifikohet shqiptari që shkaktoi aksidentin tragjik në Bari

Aktualitet

Policia identifikoi shqiptarin qe shkaktoi aksidentin tragjik me tre të vdekur pak kilometra larg Barit të Italisë. Sipas burimeve policore, ai është Alensio Serjani 22 vjeç. I riu ka lindur në rajonin e Puglias në Itali e ka lindur në Itali në rajonin e Puglias.

Njëra prej viktimave mesohet se është shtetase ukrainase. Dy viktimat e tjera një grua rreth 54 vjeç dhe një burri i moshës 57 vjeç janë banorë të komunës Bisceglia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas marrjes ne pyetje nga autoritetet italiane ka pranuar se ishte ai qe drejtonte automjetin Fiat Stilo i cili u perplas me automjetin tip Toyota Aygo ku udhëtonin tri viktimat.

Makina në të cilën udhëtonte i riu së bashku me një shqiptar tjetër u përplas me një makinë që kishte para, me të cilën po udhëtonin 3 viktimat. Nga përplasja makina e tyre ka dalë nga rruga e ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen tragjike të tre personave që udhëtonin në makinë, dy gra dhe një burrë.

Hetimet e para të policisë flasin se shqiptarët pas aksidentit të shënuar rreth orës 3.40 të mëngjesit disa kilometra në veri të Barit, janë fshehur dhe kanë braktisur makinën, tip Fiat Stilo.

ME TE LEXUARAT