ISIS nuk ndalet, kërcënon sërish Spanjën: “Nuk do t’ju lëmë kurrë të qetë’’ (Video)

Kliko per me shume info

ISIS dhe veprat e tyre makabre nuk ndalen, ndërsa një lajm i keq vjen së fundmi.

Një javë pas masakrës në Barcelonë, ku një furgon mori para një turmë njerëzish, duke lënë të vdekur 14 persona dhe plagosur mbi 100, një tjetër kërcënim vjen për Spanjën. ISIS ka publikuar një video ku kërcënon se lufta ndaj Spanjës do të vijojë deri në fund të botës, ndërsa shtojnë se: Me lejen Allahut, (Zotit) Al Andalus do të kthehet ajo që ka qenë dikur, tokë e Kalifatit “, shkruan ‘Tgcom’.

Kliko per me shume info

Në video shfaqen dy terroristë që identifikohen si “Al Qurtubi” dhe “Qbusalman Al Andalus”, lëshojnë kërcënime të ndryshme ndaj Spanjës, duke pranuar ndër të tjera se: “Nuk do t’ju lëmë të qetë kurrë!”.

Në videon në fjalë shfaqen edhe imazhe nga masakra në ‘La Rambla’ dhe manifestimin me homazhet në sheshin Katalonia ku merr pjesë edhe mbreti Felipe VI, kryeministri Mariano Rajoy si dhe presidenti katalanas Carles Puigdemont.

 

Video përfundon me imazhin e Younes Abouyaaqoub, autori i sulmit në Barcelonë, ku shihet se si vritet nga policia, ngjarje që ndodhi të hënën. “Daily Mail” ka publikuar edhe videon e ISIS ku shfaqen dy terroristët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here