U vra nga ish- bashkëshorti, ish- deputetja një mesazh për gjyqtaren: Lamtumirë kushurira ime

Kliko per me shume info

Një reagim prekës ka ardhur nga ish- deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.

Përmes një postimi ajo ka dhënë mesazhin prekës, dhe ka bërë me dije se e ka patur kushurirë.
Postimi:
Fildes Hafizin e vranë sot pabesisht. Ishte vajzë e rrallë. E donte shumë jetën, adhuronte fëmijët e prindërit, admironte profesionin, respektonte dijen, i përkushtohej karierës, përbuzte injorancën, përçmonte apatinë, sfidonte stërmundimin.

Kliko per me shume info

U diplomua juriste, magjistrate, gjykatëse duke rritur dy fëmijë. E thurri me mund ëndrrën e vet. Që sot ia prenë egërsisht.
Jam shumë larg e s’mund të shkoj t’i hedh një grusht dhé lamtumire. Me dhimbjen për vitet e pajetuara, me brengën e një vdekjeje që nuk e shmangëm dot, me jehonën e klithmave të saj për ndihmë, me revoltën ndaj sistemit që kemi ngritur.
Por e di se buzëqeshja e saj e bukur do çajë murin e zi të vdekjes për t’iu bërë dritë dy prindërve të mjerë e dy fëmijëve të dashur. Se iu duhet, që t’ia shohin kuptimin jetës edhe pa sytë e Desit.
Lamtumirë kushërira ime trime!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here